Java e 15-të e Serie A, është përmbyllur me një ndeshje vërtet të “çmendur” në “Olimipico mes Lazio-s dhe Udinese-s. 8 gola, tre kartona të kuq, polemika, janë elementët e një barazimi dramatik 4-4 mes të dyja skuadrave.

 

Pjesa e parë u mbyll në favor të miqve me rezultatin 1-3. Ndërkohë skuadra e Sarrit u fut me një “fytyrë” tjetër në fushë në të dytën, pasi përmbysi gjithçka dhe në momentin kur mendohej se kryeqytetasit siguruan tre pikët, festa u prish nga Arslan në minutën e 9-të shtesës. Në këtë mënyrë Lazio vijon krizën e rezultateve dhe e sheh veten në vendin e 9-të të klasifikimit me 22 pikë. Në këtë takim, mbrojtësi i kombëtares sonë Elseid Hysaj luajti gjatë gjithë sfidës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë edhe takimi që u luajt më herët mes Torinos dhe Empolit, përfundoi në barazim 2-2. Sfidat u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.