Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi të premten bregun veri-lindor të Zelandës së Re, me mijëra banorë që u zgjuan të tmerruar nga tronditjet.

Tërmeti goditi pjesën jugore të ishujve Kermadec, rreth orës 1 pas mesnate, me orën lokale. Përpos kësaj, prej ditësh banorët e zonës janë të frikësuar në rast të një cunami të mundshëm.

Megjithatë autoritetet janë munduar të ulin panikun mes qytetarëve duke u raportuar se nuk ekziston frika e ndonjë cunami dhe sipas tyre si Zelanda e Re dhe Australia janë të sigurtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë qytetarë në rrjetet sociale kanë njoftuar për momentet e vështira kur përjetuan tërmetin, duke e cilësuar si një tronditje shumë të fortë.