Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën.

 

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se janë të shqetësuar për përhapjen e mundshme të efekteve të pushtimit rus. Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e rritjes së mëtejshme të inflacionit global.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Banka Botërore u zotua se do të ndajë 3 miliardë dollarë për Ukrainën në muajt e ardhshëm, përfshirë së paku 350 milionë dollarë në javën e ardhshme.

 

FMN-ja tha se do të shqyrtojë me shpejtësi kërkesën e Ukrainës për financim emergjent. FMN-ja gjithashtu tha se shpreson të ndajë 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerojë aleancën e saj ushtarake drejt lindjes.

 

Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga ky vend./R.E.L