Muhamed Yunus është rikthyer në Dhaka ku do të udhëheqë qeverinë e përkohshme që do ta çojë Bangladeshin përmes një procesi demokratik drejt zgjedhjeve pas rrëzimit të kryeministrit Sheikh Hasina .
“Bangladeshi ka krijuar një ditë të re fitoreje. Bangladeshi po jeton një pavarësi të dytë”, u tha ai mbështetësve dhe gazetarëve pas uljes në aeroportin e Dhakës, duke përshëndetur “ditën e lavdishme”.
Ekonomisti 84-vjeçar, fitues i çmimit Nobel për Paqe, “bankieri i të varfërve”, po kthehet në vendin e tij nga mërgimi pas trazirave të dhunshme antiqeveritare që shkaktuan vdekjen e 400 njerëzve dhe dorëheqjen dhe ikjen e Sheikh Hasina.
Ai do të betohet më vonë gjatë ditës në një ceremoni ku marrin pjesë njëqind vetë./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";