Dy fëmijë kanë shpëtuar mrekullisht pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët dhe u detyruan të hidheshin nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në Grenoble të Francës.
Dy fëmijë, të moshave 3 dhe 10 vjeçare, ishin mbyllur brenda nga prindërit, ndersa pas shpërthimit të flakëve ata janë varur në dritaret e apartamentit në katin e 5-të.
Fëmijët pasi nuk kanë mundur më të rezistojnë të varur janë lëshuar nga lartësia, dhe janë pritur nga ekipi shpëtimit.
Advertisement
Sipas “Daily Mail”, nga goditja e fortë pas rënies, punonjësit të ekipit të shpëtimit i është thyer kraharori.
Më poshtë pamje dramatike.
The post Banesa e tyre u përfshi nga zjarri, 2 fëmijët hidhen nga kati i pestë appeared first on Vizion Plus.
Advertisement