Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Lulzim Basha është klienti më i madh i oligarkëve, me të cilat ka kontrata të mëdha financiare.

Edhe pse je në opozitë nuk është herezi t’i thuash faleminderit qeverisë. Luli nuk ka asnjë lloj lidhje me jetën e shqiptarëve, nuk ka për të pasur, se nuk e ka kuptuar që të jesh politikan nuk duhet të bësh teatër dhe të luash me atë që është më e rëndësishme.

Kush ka studiuar, e di që mbi të drejtën e jetës nuk ka asnjë tjetër. Kur je pa punë xhiro në kafe do të bësh, se nuk ke cfarë të bësh.

Luli nuk ka nevojë për 400 mijë lekë, se është klienti më i madh i oligarkëve, nëse ka, ata biznesmenë që Luli thotë se janë oligarkë, me të cilat ka kontrata të mëdha financiare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjaft më me teatrin dhe ky diskutimi si do të ktheheni ju apo ne në parlamentin e ardhshëm” tha Balla.