Një vajzë 4-vjeçare po mbahet peng  që nga mbremja e të shtunës nga babai i saj në aeroportin e Hamburgurt në Gjermani. 35-vjeçari  me origjinë turke  e mban të bijën  nën kërcënimin e armës teksa mësohet se  ka qëlluar në ajër 2 herë si dhe ka hedhur koktej molotov.

 

Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e të miturës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite. Mediat gjermane bëjnë me dije se 35-vjeçari dëshiron të udhëtoj me vajzën e tij  në Turqi me avion.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka qenë vetë nëna e fëmijës që ka denoncuar ngjarjen e rëndë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Operacioni  për lirimin e vajzës ende vijon, ndërsa trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut është pezulluar. Mbrëmjen e të dielës 17 fluturime të planifikuara për në Hamburg me 3200 persona në bord  u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Ndërkohë  negociatat mes tij dhe policisë po zhvillohen në gjuhën turke dhe në praninë e një psikologu.