Një vajzë 4-vjeçare po mbahet peng që nga mbremja e të shtunës nga babai i saj në aeroportin e Hamburgurt në Gjermani. 35-vjeçari me origjinë turke e mban të bijën nën kërcënimin e armës teksa mësohet se ka qëlluar në ajër 2 herë si dhe ka hedhur koktej molotov.
Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e të miturës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite. Mediat gjermane bëjnë me dije se 35-vjeçari dëshiron të udhëtoj me vajzën e tij në Turqi me avion.
Ka qenë vetë nëna e fëmijës që ka denoncuar ngjarjen e rëndë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Operacioni për lirimin e vajzës ende vijon, ndërsa trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut është pezulluar. Mbrëmjen e të dielës 17 fluturime të planifikuara për në Hamburg me 3200 persona në bord u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Ndërkohë negociatat mes tij dhe policisë po zhvillohen në gjuhën turke dhe në praninë e një psikologu.