Katër ushtarë amerikanë mbetën të vrarë pas përplasjes së avionit të tyre gjatë një stërvitje të NATO-s.

Lajmi u bë i ditur të shtunën nga kryeministri i Norvegjisë.

Jonas Gahr Støre shkroi në Twitter se ende po hetohet shkaku i incidentit ajror.

“Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s ‘Përgjigjja e Ftohtë’”, shkruan fillimisht Gahr Store.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ndau ngushëllimet për familjet, të afërmit dhe bashkëluftëtarët e ushtarëve.

Avioni ishte një V-22B Osprey që i përket Trupave Detare të SHBA-së, thanë forcat e armatosura të Norvegjisë.

Aeroplani kishte një ekuipazh prej katër vetësh dhe ishte në një mision stërvitor në kontenë Nordland në Norvegjinë veriore.

Mjeti fluturues ishte në rrugën e tij drejt veriut për në Bodø, ku ishte planifikuar të ulej pak para orës 18:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Avioni u rrëzua në Gråtådalen në Beiarn, në jug të Bodo-s.

Në orën 01:30 të mëngjesit të së shtunës, policia mbërriti në vendngjarje dhe konfirmoi se ekuipazhi prej katër personash kishte vdekur.