JK Rowling rrëfeu për herë të parë historinë e dhimbshme të abuzimeve në familje dhe sulmeve seksuale , dhe këtë e bëri përmes një eseje të gjatë dhe shumë personale, të shkruar si përgjigje ndaj kritikave që iu bënë komenteve të saj publike për çështjet e transgjinorëve.

Në një deklaratë prej 3600 fjalësh, autorja e “Harry Potter”, përshkroi më shumë hollësi se si është përfshirë në debatin “ gjithmonë e më të hidhur e të polarizuar” rreth konceptit të identitetit gjinor. Ajo tregoi se është “abuzuar dhe vetë në familje, e ka rënë pre e agresionit seksual”, duke I cituar këto fakte përkrah besimit të saj tek liria e fjalës dhe përvoja si mësuese.

“Po i përmend këto gjëra tani jo në përpjekje për të fituar simpati, por për solidaritet me numrin e madh të grave që kanë histori si ato të mia, e që janë etiketuar si jotolerante për shqetësimet e shprehura rreth ndarjes gjinore”, ka shkruar ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reagimi i shkrimtares erdhi pas kritikave që morën disa komente të mëhershme të saj në Twitter, në njërin prej të cilëve thoshte: “I njoh dhe I dua transgjinorët, por fshirja e konceptit të gjinisë, i heq aftësinë shumë njerëzve për të diskutuar në mënyrë të kuptimtë për jetën e tyre. ”