Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi dozat përforcuese të vaksinave Moderna dhe Johnson & Johnson dhe tha se amerikanët mund të zgjedhin një doze të tretë të ndryshme nga vaksina e tyre origjinale.

Ndërkohë, kompania Pfizer ka deklaruar se me kalimin e kohës vaksina e humbet efikasitetin, pas marrjes së të dyja dozave. Sipas studimeve të deritanishme, efikasiteti i vaksinës reduktohet nga 96% në 84% katër muaj pas dozës së dytë.

Një numri i madh vendesh po vijojnë fushatën përforcuese, por njëkohësisht vazhdojnë protestat që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar.

Reagimet kanë qenë të forta në Italinë fqinje ku prej javësh, protestuesit refuzojnë imunizimin e detyruar në vendet e punës. Ata e quajnë qeverinë fashiste, ndërsa kërkojnë të jenë të lirë të vendosin për gjendjen e tyre shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në Greqi punonjësit shëndetësoë, shumica e të cilëve kanë humbur vendin e punës, janë organizuar në demonstrata kundër strategjisë anticovid që sipas tyre cënon liritë themelore.

Protestat janë shpërndarë edhe në shumë vende të tjera ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me autoritetet.