Qarkullojnë dëshmi se kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, ka qenë së fundmi në një bunker në Urale.

Këtë lajm e pohon këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Vadym Denisenko, në kanalin televiziv Rada.

“Putini është në bunkerin e tij në Urale për të pestën ditë radhazi… Fakti që është në bunker është 100% i saktë. Sipas të dhënave të caktuara ai tani ndodhet në Urale.

Dhe këtë e vërtetojnë edhe kolegët tanë rusë – analistë, gazetarë etj., dhe për këtë flasin disa informacione nga departamentet përkatëse”, tha Denisenko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, në këtë rast, Putini fshihet sepse ka frikë nga reagimi i rrethit dhe elitave të tij.

“Dy vitet e fundit ai i kaloi në një bunker sepse kishte frikë se mos infektohej me virusin vdekjeprurës Coronavirus. Tani ai ka një paranojë të re.

Duke kuptuar që aventura me luftën e Ukrainës nuk funksionon, ai fillon të fshihet dhe të ketë frikë nga gjithçka”, komentoi zyrtari ukrainas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";