Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara iu bën thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Thirrja u bë të mërkurën (11 gusht) pasi në spitalet dhe në rajonet ku ka numër të lartë të të infektuarve po vërehet një numër shqetësues i nënave të pavaksinuara që po sëmuren rëndë nga COVID-19.

Sipas të dhënave të CDC-së vetëm rreth 23 për qind e shtatzënave kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, pavarësisht se ato përballen me rrezikun e komplikimeve të shtatzanisë nga koronavirusi, përfshirë mbase abortin.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kurrë nuk ka pasur më urgjencë për vaksinim pasi po përballemi me variantin Delta, i cili është shumë më i transmetueshëm dhe po shohim rezultate të rënda nga COVID-19 tek gratë shtatzëna të pavaksinuara”, tha drejtorja e CDC-së, Rochelle Walensky, përmes një deklarate, transmeton AP.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më parë agjencia amerikane kishte inkurajuar gratë shtatzëna që të merrnin parasysh vaksinimin, por nuk kishte bërë thirrje të prerë për vaksinim.

Edhe pse në testimin e vaksinave nuk janë përfshirë edhe gratë shtatzëna, ekspertët thonë se nga përvoja e vaksinimit të dhjetëra mijëra grave në botë dëshmohet se vaksinimet janë të sigurta për to dhe se kur jepen gjatë shtatzënisë mund të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje për të sapolindurit.

Këshilla e re vlen edhe për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë.

SHBA-ja po ballafaqohet me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, shtrimeve në spital dhe vdekjeve, të nxitura nga varianti shumë ngjitës Delta./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";