Një ngjarje e rëndë ndodhi një natë më parë, ku pas një sulmi terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, humbën jetën 5 persona dhe 200 të tjerë u plagosën.

Mediat gjermane raportojnë se mes viktimave të përplasur nga makina e dejtuar nga Talab.A ishte dhe një fëmijë 9-vjeçar.

Sa i përket kësaj ngjarjeje të rëndë ditën e sotme kanë dalë në një konferencë për mediat zyrtarët gjermanë për të dhënë detaje.

Horst Walter Nopens, prokuror i lartë publik, tha se duke ju referuar hetimeve të deritanishme, sfondi i krimit mund të ketë qenë pakënaqësia mbi mënyrën se si po trajtohen refugjatët nga Arabia Saudite në Gjermani”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siaps tij autori ka vepruar i vetëm. “Gjithçka tjetër në lidhje me motivin është objekt hetimi”, shtoi ai.

Ndërkohë Tom-Oliver Langhans, Drejtor i Policisë së Magdeburgut, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Ai sqaroi se thirrja e parë e urgjencës është marrë në orën 19:02. “Telefonuesi fillimisht supozoi se kishte një aksident, “por ky më pas doli të ishte një skenar sulmi””, tha ai.

Spitali i Magdeburg në një njoftim të fundit shprehet “disa pacientë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent, disa tani janë në njësinë e kujdesit intensiv. Prof. Dr. Jörg Franke njoftoi: “Lajmi i mirë, të 11 personat e plagosur rëndë tani janë jashtë rrezikut për jetën”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një prej viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve është një fëmijë 9 vjeç.