Një autobus, i cili po udhëtonte drejt një tempulli Budist u përplas me një tren në Tajlandën qendrore këtë të diel. Si pasojë e përplasjes, mbetën të vrarë 20 persona dhe u plagosën 30 të tjerë, deklaruan autoritetet. Aksidenti ndodhi orët e para të mëngjesit pranë stacionit hekurudhor Khlong Këaeng Klan.
Autobusi po transportonte rreth 60 punëtorë të një fabrike në një ceremoni Budiste në një tempull, ndërsa u godit nga një tren mallrash.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rrugët e Tajlandës renditen si ndër më vdekjeprurëset në botë.
The post Autobusi me punëtorë përplaset me trenin, 20 të vdekur e dhjetëra të plagosur appeared first on Vizion Plus.
Advertisement