Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se duke nisur nga data 14 shtator, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe ndërtesat publike. Sipas rregullave të reja, maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme në korridoret e shkollës, por jo në klasa.

Mbajtja e maskave deri më tash ka qenë e detyrueshme në transportin publik dhe në dyqanet “thelbësore”, të tilla si supermarketet dhe zyra postare.

Kurz gjithashtu njoftoi rregulla të reja për tubimet publike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarjet pa ulëse të caktuara, përfshirë tubimet private, tani do të kufizohen në 50 persona brenda dhe 100 jashtë.

Për organizimet me spektatorë do të lejohet tubimi i 1.500 personave brenda dhe 3.000 jashtë.

“Situata po bëhet sërish serioze. Shifrat kanë vazhduar të rriten javët e fundit”, tha kancelari Kurz, në një konference për media.

Deri më tani, Austria ka raportuar pothuajse 32.000 raste me koronavirus dhe 750 vdekje./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Austria fuqizon masat kundër pandemisë appeared first on Vizion Plus.