Mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin austriak, Vjenë, për të kundërshtuar masat ekstreme të ndërmarra nga qeveria për pandeminë e koronavirusit.
Rreth 10 mijë protestues kërkuan dorëheqjen e kancelarit, Sebastian Kurz, i cili pas një takimi me ekspertet e shëndetësisë propozoi të shtohen kufizimet antiCovid.
Ndërkohë, edhe në Francë, rrugët e Parisit u mbushën nga demonstrues, të cilët kundërshtuan projektligjin e sigurisë. Ky draft ka për qëllim të ndalojë publikimin e të dhënave të oficereve të policisë.
Pas protestave të dhunshme dhe kritikave të ashpra, qeveria franceze njoftoi në fillim të dhjetorit se drafti fillestar do të rishkruhet, por protestuesit kërkojnë rrëzimin e plotë të ligjit.
Advertisement