Australia ka siguruar 85 milion doza të vaksinës për koronavirusin.
Lajmi u bë I ditur për mediat nga Kryeministri Scott Morrison. Ai tha se ka nënshkruar dy marrëveshje: e para me gjigantin farmaceutik Astrazeneca i cili po zhvillon vaksinën me Universitetin e Oksfordit dhe të cilit Italia po i jep një kontribut të rëndësishëm ; e dyta me Universitetin e Queensland dhe kompaninë lokale CSL.
Dy marrëveshjet kushtojnë rreth 1.24 miliardë euro, por kryeministri tha sen në këtë mënyrë lejohet shpërndarja e dozave falas për 25 milionë Australianë duke filluar në Janari i 2021 gjithnjë “nëse ekspertët tanë mjekësorë japin dritën jeshile për vaksinat”.
Australia ka regjistruar më shumë se 26,000 raste të viktimave Covid-19 dhe 769 viktima, shumica në dy muajt e fundit pas një shpërthimi në shtetin Victoria.
The post Australia blen 85 milionë doza vaksine, do shpërndahet falas në janar appeared first on Vizion Plus.