Anëtari i këshillit shkencor të UNECO-s Auron Tare thotë se pika ku ndahet me kryeministrin Rama është prishja e godinës së Teatrit.

Në studion e lajmeve në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Tare u shpreh se Rama është i vetmi që e ka pasur seriozisht me Teatrin, pasi ka 21 vjet që do të ndërtojë një teatër të ri.

Auron Tare: Në dijeninë time me sa kam parë dhe kam dëgjuar, teatri nuk ka qenë në listën e monumenteve. Ka qenë zonë e mbrojtur dhe ka vlera absolutisht.

Por vetë si godinë nuk ka pasur status, dhe kjo tregon se askush se ka pasur seriozisht me mbrojtjen e teatrit, pra me mbrojtjen e godinës. I vetmi njeri që është marrë seriozisht me teatrin është Rama, i cili ka 21 vjet që thotë do ta bëj teatrin nga fillimi. Dhe i vetmi njeri që ka ngulmuar për ta bërë është Rama, për ironi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë kam qenë në 2000 bashkë me vajzën e Piro Manit krijuam Teatrin e Butrinit. Njeriu që na ka mbështetur në atë kohë shumë ka qenë Rama ministër Kulture. Prandaj them që Rama e ka seriozisht me Teatrin, por prishja e godinës është pika ku ne ndahemi. Jam kundra asaj që teatri ka vdekur në Shqipëri.

Për Taren, për prishjen e godinës duhet të diskutohej me ekspertë dhe arkitektë.

Auron Tare: Për godinën në tavolinë duhet të ishin ekspertë të trashëgimisë kulturore, arkitektët, arkitektët e huaj etj. Artistët kanë pjesën e tyre, por nuk mundet artistët të vendosin për vlerat e godinës, duhet prishur apo duhet mbajtur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";