Atletico Madrid e Diego Simeones bën histori dhe fiton titullin e 11 në historinë e La Liga-s.
Madrilenet fituan 2 me 1 në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Valladolid ( në pronësi të Ronaldo-Fenomenit) dhe siguruan matematikisht titullin, kundrejt kushërinjve të Real Madrid.
Për skuadrën e Zidane e kotë fitorja me përmbysje në fund kundër Villareal 2 me 1.
Festë e madhe tek Los Colchoneros, të cilët në fakt gjatë 90 minutëshit të fundit u tremben jo pak kur në minutën e 18 pësuan gol me anë të Plano.
Pjesa e parë mbyllet kështu ndërsa në të dytën Atletico ecën me marsh të pestë.
Correa në fillim barazon dhe pak minuta më vonë është Suarez që përmbys gjithcka. Deri në fund asgjë nuk ndryshon dhe Simeone I jep titullin e dytë Atleticos në 10 vite qëndrimi tek kjo skuadër.
Në vend të dytë u rëndit Real Madrid, pastaj Barcelona dhe në fund Sevilja, të gjitha skuadra këto që do të marrin pjesë në champions.