Kasandër Noga, një emër i njohur i botës së krimit dhe është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit.
Ai u arrestua dhe akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili u qëllua me gjashtë plumba.
Advertisement
Tentativa për vrasjen ka filluar për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2000, kur Noga dhe Julian Çela hyrën në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku i Geronit). Pasi iu hoqën serumet nga krahu, ata hapën zjarr ndaj tyre, duke i lënë të vdekur në vend.
Advertisement