AstraZeneca aplikoi në Bashkimin Europian për autorizimin e vaksinës antiCovid për përdorimin emergjent.

Agjencia e Barnave bëri të ditur se vendimin për miratimin ose jo të vaksinës se kompanisë “AstraZeneca” do ta lëshojë deri më 29 janar.

Nëse miratohet nga agjencia dhe me pas edhe nga Komisioni Evropian, ajo do të bëhet vaksina e tretë kundër COVID-19,  që do të jetë e disponueshme në vendet e BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se aplikimi është një lajm i mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaksina “AstraZeneca” është miratuar tashmë në disa vende, si Britani, Argjentinë dhe Indi.