Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme për të vendosur mbi fatin e gjigandëve të futbollit, që tentuan të krijonin Superligën.
Në fund të diskutimeve, Komiteti ra dakord që të mos merret asnjë masë për 12 klubet që pranuan të ishin pjesë e Superligës Europiane.
Më herët Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i kërcënoi klubet me përjashtim, pas zyrtarizimit të marrëveshjes së tyre të dielën, por dështimi i menjëhershëm i këtij projekti bëri që pozitat të lëkundeshin.
Ndërkohë, në mbledhje u diskutua edhe mbi formatin e ri të Champions League me 36 skuadra.
Advertisement