Ashtu siç pritej, largimi i trupave të NATO-s nga Afganistani, është pasuar me luftë të ashpër pasi talebanët kanë marrë nën kontroll nëntë nga 34 kryeqytetet krahinore të vendit. Por presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se nuk do të ketë kthim pas, duke inkurajuar liderët afganë që të bashkohen dhe të luftojnë.

 

“Ne shpenzuam më shumë se një trillion dollarë, më shumë se 20 vjet, trajnuam dhe pajisëm me pajisje modern më shumë se 300 mijë trupa afgane. Por tani liderët afganë duhet të bëhen bashkë. Ne humbëm mijëra jetë amerikanësh. Ata duhet të luftojnë për veten dhe kombin e tyre”, tha Joe Biden.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.000 civilë janë vrarë mes luftimeve të ashpra mes talebanëve dhe forcave qeveritare muajin e kaluar ndërsa UNICEF ngre alarmin për dhunën e pashembullt që po përjetojnë fëmijët.

 

Grupi militant aneksoi edhe qytetin kryesor verior të Kunduz i cili konsiderohet si një portë drejt provincave të pasura me minerale dhe është në një vend strategjikisht të rëndësishëm pranë kufirit me Taxhikistanin, i cili përdoret për kontrabandën e opiumit dhe heroinës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në tetor të vitit 2001, forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talebanët nga pushteti pasi në atë kohë kanë strehuar Bin Laden dhe figura të tjera të Al-Kaedës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";