Teksa po zhvillohet një debat i ashpër lidhur me Teatrin Kombëtar, aktori Artan Imami ka “shpërthyer” ndaj gazetarit Arjan Çani i cili po shprehte pikëllimin e tij për shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar për t’i lënë vendin të riut.

Ata janë përplasur me njëri-tjetrin, duke degjeneruar edhe në fyerje personale.

Imami i ka kujtuar Çanit zaptimin e ish Kinostrudios, vend tek i cili Aleksandër Frangaj ka ngritur disa televizone, ku një pjesë prej tyre i ka shitur.

Aktori i ka kujtuar Çanit këtë skandal të madh duke nënvizuar se asnjë prej tyre nuk ka folur duke e konsideruar si hipokrizi qasjen e sotme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teksa po flisnin për argumentet pro dhe kundër, Imami e ka pyetur se pse nuk ka folur për zaptimin e ish Kinostudios, vend ku sot është TV Klan. (TemA)