Artan Fuga thotë që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit po synojnë që të rinjtë të infektohen me Covid-19.
Ai zbulon se ka një skemë për të infektuar dhe vrarë rininë.
Akademiku gjykon se përmes kësaj po merret pushtet me vdekje.
Postimi i plotë
Vdekje a Pushtet !!!
——————–
Si është e mundur kjo batërdi, ky krim, kjo çmenduri?
Ministria e shëndetit publik njofton për shtim të të infektuarve dhe për të vdekur në spital, kushedi sesa vdesin në shtëpi, do të tmerrohemi ndofta ndonjë ditë poqese e marrim vesh,
kurse Ministria e Arsimit urdhëron që pikërisht këto ditë të bëhet gjoja fushata për zgjedhjet në universitete, ku do të duhen të mblidhen pedagogë e studentë të infektojnë njeri tjetrin!
A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?
A duhet për pushtet të prodhohen vdekje?
Vdekje a liri, apo vdekje a pushtet?
A ka kod Penal?
A ka më arsye në këtë vend?
Kush dëshiron ta vrasi rininë dhe inteligjencën shqiptare?(TemA)