Karla Faye Tucker, në momentin që do i injektoheshe ilaçi vdekjeprurës në krevatin e vdekjes, filloi të qeshte. 38-vjeçarja u dënua me vdekje në burgun e Teksasit pasi vrau brutalisht dy fqinjët e saj me një kazmë nën efektin e drogës dhe alkoolit.
Kanë kaluar 37 vjet nga ekzekutimi i Karlës. Në atë kohë vrasjet e saj u kthyen në një skandal mbarëkombëtar, kur në një deklaratë me policinë ishte shprehur se kur vriste viktimat ajo e shijonte shumë dhe arrinte orgazmë sa herë që i godiste ata me kazmë. Gjatë kohës kur ka qëndruar në burg, ajo u kthye në një kristiane dhe u martua me priftin e burgut.
Historia e jetës së vrasëses Karla Faye Tucker
Karla ka lindur në Teksas, ku kaloi një fëmijëri të trazuar. Në moshën 12 vjeç ajo iu fut botës së drogës e seksit. Në moshën 14 vjeç braktisi shkollën dhe iu fut prostitucionit.Ajo filloi të ketë pasion motorrat pasi njohur të dashurin e saj Daniel Garrett i cili ishte 35 vjeç ndërsa ajo 21 vjeç.
Më 13 qershor 1983, nën efektin e alkoolit dhe drogës, Tucker dhe Garrett hynë në shtëpinë e Jerry Lynn Dean, 27 vjeç për t’i vjedhur një motor.Ata hynë në dhomën e gjumit dhe vranë Jerry. Në fillim ishte Garrate i cili e goditi me një çekiç, më pas Tucker gjeti një kazmë tek shtëpia dhe vazhdoi ta godiste të vdekurin duke shijuar “zhurmën makabre të sillte”.
Ajo pohoi në një intervistë në polici se arrinte orgazëm në secilën goditje që i bënte Jerryt. Pasi vrau 27-vjeçarin, Tucker ktheu vëmendjen tek e dashura e tij Deborah Thornton, 32 vjeç, e cila po fshihej nën krevat.
Ajo filloi ta gjuante vajzën me kazmë mbi gjoksin e saj duke e lënë të vdekur.Ekzaminimet e trupave zbuluan se Jerry ishte goditur plot 28 herë, ndërsa Deborah vdiq nga një numër i madh goditjesh në kraharor dhe kokë.
Policia ka kapur Tucker dhe Garret 5 javë pasi kryen vrasjet. Pasi u burgos, Tucker vendosi të kthehej në një krishtere, ku më pas u martua me priftin e burgut.