Arrihet marrëveshja, përfaqësuesit e 200 vendeve bien dakord për reduktimin e qymyrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrihet marrëveshja, përfaqësuesit e 200 vendeve bien dakord për reduktimin e qymyrit

200 vendet e botës, pjesëmarrëse në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën që u mbajt në Glasgou të Skocisë,kanë arritur një marrëveshje që synon te frenoje ndryshimet e rrezikshme klimatike.Kjo është marrëveshja e parë që planifikon gradualisht reduktimin të qymyrit.

 

Disa vende u shprehen të zhgënjyera pasi u detyruan të ndryshojnë formulimin nga “heqje dorë” në “dhënie fund gradualisht”, të energjisë së prodhuar nga qymyri, burimi më i madh i dioksidit të karbonit.

 

Advertisement

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha pas arritjes së marrëveshjes se bota është ende në rrezik.

 

“Fatkeqësisht, vullneti politik kolektiv nuk ishte i mjaftueshëm për të kapërcyer disa kontradikta të thella. Planeti ynë i brishtë është i varur nga një fije.Ne ende po trokasim në portën e fatkeqësisë klimatike.”

 

Advertisement

Përfaqësuesite shteteve gjithashtu  premtuan më shumë para për vendet në zhvillim në mënyrë që ato të përshtaten me ndikimet klimatike. Por angazhimet nuk mund të përmbushin premtimin për të kufizuar rritjen e temperaturës me 1.5 gradë Celsius.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy