Një shqiptar është arrestuar në Parma të Italisë, pasi u kap me 14 kilogramë kokainë. Lënda narkotike vlerësohet se do të kapte vlerën mbi 1 milion euro nëse do të shitej në treg.
Automjeti me të cilin transportohej kokaina u kap nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrulle të zakonshme autostrade dhe këqyrje të thelluar duke nisur nga shasia e mjetit.
Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e dallimeve strukturore në bagazhin e makinës ku ishte krijuar një “fund i rremë” në të cilin ishin fshehur deri në 12 blloqe kokaine. /vizionplus.tv
Advertisement