Një 58-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge.

Sipas policisë, në një ndarje të krijuar midis sediljeve të pasme dhe bagazhit një makinës u gjetën 10 pako me kokainë, me peshë rreth 11 kilogram dhe vlerë rreth 1 milion euro.

Shqiptari ishte nisur nga Puglia drejt Reggio Emilias kur u ndalua nga policia.

Policia kishte informacione se një Volvo me ngarkesë droge në bord po nisej nga Bari për në Italinë e Veriut. Pasi u monitorua me kamera përgjatë itinerarit në A14, oficerët ndërhynë në Castel San Pietro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

58-vjeçari, shfaqi shenja nervozizmi gjatë kontrollit.

Kontrolli i parë i burrit dhe makinës dha rezultat negativ, por më pas qeni Barak zbuloi drogën, e cila ndodhej mes sediljeve të pasme dhe bagazhit./vizionplus.tv