Një burrë i armatosur u arrestua të martën në Qendrën e Vizitorëve të Kapitolit të SHBA-së, Uashington.

“Ai mbante erë si karburant, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, tha Policia e Kapitolit të SHBA.

I arrestuari, sipas mediave ndërkombëtare, po kalonte një kontroll normal të sigurisë dhe oficerët panë armën e zjarrit dhe pishtarin. Burri kishte gjithashtu dy shishe, të cilat kur USCP i hapi, mbanin erë benzene.

Ai kishte edhe një fletore me vete, teksa u vu menjëherë në pranga. Zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se ai u tha oficerëve se donte të shkonte në Kongres.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Oficerët tanë sapo arrestuan një burrë që u ndalua gjatë procesit tonë të shqyrtimit në Qendrën e Vizitorëve të Kapitolit (CVC). Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri, “tha USCP në një deklaratë.

Qendra e Vizitorëve të Kapitolit do të jetë e mbyllur gjatë gjithë ditës./vizionplus.tv