Gazetarja turke, Sedef Kabash është arrestuar nën akuzat se ka fyer presidentin Rexhep Taip Erdogan, duke rrezikuar të dënohet deri në katër vite burg.
“Kur kau futet në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”-është shprehur gazetarja në një emision televiziv e menjëherë kanë shpërthyer reagimet e ashpra nga ana e zyrtarëve, të cilët akuzojnë kabash se i referohej kreut të shtetit.
Advertisement
53-vjeçarja, ka drejtuar një seri shfaqjesh televizive gjatë një karriere që përfshin tre dekada. Që nga viti 2014, kur rexhep erdogan u bë president, janë nisur më shumë se 160 mijë hetime për fyerje ndaj tij dhe janë dënuar më shumë se 13 mijë persona.