
Pas protestave në Rusi për lirimin e liderit opozitar dhe kritikut të Putin, Aleksei Navalny, më shumë se 3 mijë rusë janë ndaluar nga autoritetet.
Navalny është burgosur fundjavën e kaluar, teksa arriti në Moskë nga Gjermania, ku mori trajtim në spital pas helmimit me agjentin nervor, Novichok.
Ende nuk është bërë e qartë se çfarë efekti do të kenë protestat e 23 janarit për qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vazhdon të ketë mbështetje nga populli.
Pothuajse gjysma e ndalimeve është kryer në Moskë, duke përfshirë gruan e Navalnyt, Yulia, dhe njërën prej aleateve të tij më të afërta, Lybov Sobol, e cili është tërhequr zvarrë nga policia, teksa ka qenë duke folur me gazetarët.
Advertisement
Advertisement