Policia e Spanjës ka arrestuar në Granadë tre shqiptarë, të moshës 28 deri në 43 vjeç.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve agjentët kanë sekuestruar 518 kilogramë sytha marihuanë dhe afro 700.000 euro cash.

Të tre shqiptarët janë dërguar në paraburgim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizata i ishte përkushtuar kultivimit të marijuanës të cilën e shpërndante më pas në Evropë.

Kjo organizatë për qëllimet e saj, përveç një shume të madhe parash, kishte edhe disa automjete dhe dy shtëpi.

Njërën prej këtyre shtëpive e përdorte drejtuesi i kësaj organizate, ndërsa e dyta do të shërbente si shtëpi për dy anëtarët e tjerë, duke funksionuar njëkohësisht edhe si çerdhe për marijuanën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shtëpinë e drejtuesit të organizatës, që ndodhet në Alhendín, u gjetën dy çanta që përmbanin një sasi të madhe parash.

Në shtëpinë tjetër, që përdorej si çerdhe, agjentët sekuestruan dokumentacion dhe mjete të ndryshme për paketimin e drogës si dhe 518 kilogramë sytha marijuana.

Ata sekuestruan gjithashtu 36 gramë kokainë dhe 148 gramë hashash dhe më shumë se 15 celularë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";