13 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë së Venecias për trafik kokaine.
Operacioni “Fontego”, ndërpreu aktivitetin e grupit kriminal në një operacion të gjerë anti-drogë, ku u përfshinë më shumë se 100 oficerë policie.
Shtetasit shqiptarë ishin të regjistruar si punonjës në një biznes të ligjshëm të cilin e shfrytëzonin për të qarkulluar me lehtësi lëndën narkotike në kanalet veneciane.
Policia sekuestroi një sasi kokaine ndërsa bëri të ditur se grupi kriminal funksiononte si një strukturë piramidale, i ndarë në detyra specifike dhe nivele të përgjegjësisë.
Advertisement