Rreth 1.400 njerëz janë arrestuar të martën gjatë protestave në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë vëzhguesit.

Nga Moska janë shfaqur xhirime që tregonin dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Të martën, një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny.

Ai thotë se çështja është e motivuar politikisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë “urrejtja dhe frika” e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë dënuar vendimin e gjykatës, duke kërkuar që udhëheqësi i opozitës ruse të lirohet menjëherë./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";