Mediat izraelite raportojnë se 6 të dënuar, pjesëtarë të grupeve militante palestineze, u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave, 5 prej të arratisurve ishin pjesë e lëvizjes së Xhihadit Islamik, ndërsa i gjashti është një ish-komandant i grupit të armatosur pranë partisë Fatah.

Të burgosurit ishin shokë qelie dhe arritën të dalin nga burgu përmes gërmimit të një tuneli që dilte jashtë rrethimit.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Eli Levy tha për Kan Radio, se largimi i të dënuarve nga qelia ishte pikasur herët, por ata ishin larguar me shpejtësi dhe me shumë mundësi kishin si destinacion Bregun Perëndimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat e identifikuan një prej të arratisurve si Zakaria Zubeidi, një ish-komandat i brigadave të armatosura të Fatah, “Martirët” e Al Aqsa.