Armiqësi kundër refugjatëve në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armiqësi kundër refugjatëve në Turqi

Katër milionë refugjatë jetojnë në Turqi, e gjithnjë e më shumë ata po përballen me armiqësi. Këtë e treguan edhe trazirat në Ankara. Në të ardhmen priten shkallëzime të tjera, paralajmërojnë ekspertët.

Gjithçka filloi të martën në mbrëmje me një grindje mes dy grupeve të të rinjve në Altindag, një lagje e Ankarasë. Migrantët sirianë u rrahën me një grup të rinjsh turq, ku dy turq u lënduan me thika. Disa orë më vonë ndërrroi jetë 18 vjeçari turk në spital për shkak të plagëve të marra. Kjo ngjarje ndezi një valë urrejtjeje ndaj të huajve, që tregonte ngjashmëri me pogromat. Natën e së enjtes (12.08) qindra vetë u futën në Altindag shkatërruan dyqane, u vunë zjarrin apartamenteve, automjeteve të sirianëve. Në twitter mund të shiheshin skena të tilla të shëmtuara, se si turma e zemëruar me slogane urrejtjeje shkatërronte pronën e sirianëve. Disa vetë tregonin edhe përshëndetjen simbolike të ekstremistëve të djathtë turq. “Ne nuk duam sirianë.” “Turqia turqve.” “Ne nuk duam afganë.”

Ekonomia e dobët e ndez edhe më shumë zjarrin

Për një kohë të gjatë u toleruan refugjatët dhe migrantët nga qeveria turke dhe popullsia. Por në vitet e fundit gjendja ka ndryshuar. Një nga arsyet kryesore për shtimin e armiqësisë kundrejt migrantëve është se vetë Turqia po përballet me krizë ekonomike dhe valutore nga viti 2018. Frika ekzistenciale dhe lufta për shpërndarjen e të mirave materiale është bërë më e fortë. Për sociologen turke, Ulas Sunata trazirat në Ankara ishin të pritshme dhe lidhen me gjendjen e keqe ekonomike. “Tensionet mes refugjatëve dhe vendasve nuk u zbutën asnjëherë. Në politikën e imigrimit janë bërë shumë gabime. Ajo nuk ishte transparente dhe u komunikua keq.” Shpesh politika ka theksuar, se refugjatët do të kthehen së shpejti. Sipas Sunatas pritet në të ardhmen që tensione të tilla të shtohen.

Advertisement

Edhe presidenti i Qendrës Studimore për Refugjatët dhe Imigrimin, IGAM, Metin Corabatir bën përgjegjëse retorikën e politikës për gjendjen. Rregullisht është thënë, se së shpejti refugjatët do të kthehen në vend. “Që tani është hedhur vështrimi tek zgjedhjet e vitit 2023.”

Politika premton dëbimin e refugjatëve

Fjala është për partinë më të madhe opozitare, CHP, që e ka forcuar retorikën kundër refugjatëve së fundmi. Kreu i saj, Kemal Kilicdaroglu kishte deklauar se do të kthejë refugjatët në vend, nëse partia e tij vjen në pushtet. 3,6 milionë refugjatë sipas disa llogaritjeve janë në Turqi, këtu shtohen edhe refugjatët afganë, që janë larguar nga talibanët islamistë. Qindra mijëra syresh jetojnë ilegalisht në Turqi, të keqpaguar dhe pa qasje në sistemin shëndetësor.

Me largimin e trupave amerikane, talibanët kanë vendosur nën pushtetin e tyre pjesë të mëdha të vendit. Shumë vetë në Turqi kanë frikë, se vendin e pret një valë e re emigrantësh. Së fundmi qeveria turke kundrejt Uashingtonit e ka ofruar veten si fuqi mbrojtëse për popullsinë civile. Erdogan do të sigurojë aeroportin e Kabulit me ushtarë turq. Një ofertë që Uashingtoni e pranon me dëshirë. Javën e kaluar Uashingtoni bëri të ditur, se do të ketë një plan aksioni për refugjatët, që përfshin ata afganë që kanë bashkëpunuar me Uashingtonin dhe mund të përndiqen nga talibanët. Në këtë plan Turqia parashikohet si vend për vendosjen e tyre.

Advertisement

Por para një vale të re armiqësie kundër të huajve në Turqi, shtrohet pyetja, nëse afganët do të ishin më të sigurtë në Turqi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy