Armin Laschet zgjidhet në vend të Angela Merkel në krye të CDU-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armin Laschet zgjidhet në vend të Angela Merkel në krye të CDU-së
Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, zgjodhi të shtunën zotin Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri, duke dërguar një sinjal të vazhdimësisë disa muaj para zgjedhjeve, në të cilat votuesit do të vendosin se kush do të jetë kancelari i ri.

Armin Laschet, 59 vjeçar, kryeministër i shtetit perëndimor Rhine-Westphalia, doli fitues përballë zotit Friedrich Merz, duke siguruar 521 vota të 1 mijë e një delegatëve të partisë.

Në krye të CDU-së (Unioni Kristian-Demokrat), ai zëvendëson politikanen mbizotëruese të Evropës dhe një fituese të vazhdueshme të votës gjermane që nga marrja e detyrës në vitin 2005, e cila ka thënë se nuk do të kandidojë përsëri për kancelare.

“Dua të bëj gjithçka në mënyrë që të qëndrojmë të bashkuar gjatë këtij viti … dhe pastaj të sigurohemi që kancelari i ri në zgjedhjet federale të jetë nga unioni (CDU / CSU),” tha zoti Laschet në fjalimin e tij të fitores.

Votimi i së shtunës nuk është vendimtar se kush do të jetë kandidat i qendrës së djathtë për kancelar në zgjedhjet e Gjermanisë më 26 shtator, por zoti Laschet ose do të kandidojë, ose do të ketë fjalën e fundit se kush do të jetë kandidati./VOA

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy