7 persona u vranë e më shumë se 40 të tjerë, mes tyre edhe fëmijë mbetën të plagosur në Azerbajxhan pas bombardimeve gjatë natës nga forcat armene.
Luftimet vijnë më pak se 24 orë pasi palët, me ndërmjetësimin e Rusisë, ranë dakord pas 11 orësh bisedime për një armëpushim në territorin e diskutueshëm të Nagorno Karabak dhe shkëmbimin e të burgosurve dhe viktimave të përplasjeve të ashpëra luftarake javët e fundit.
Armëpushimi u shkel vetëm disa minuta pasi hyri në fuqi.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të kushteve të paqes së përkohshme. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi Armerninë se ka godiur me raketa civilët, ndërsa Ministri i Jashtëm tha se “armenia shkeli kushtet për zbatimin e armëpushimit humanitar”.
Por Ministria e Mbrojtjes e Armenisë mohoi çdo shkelje nga forcat armene dhe drejtoi gishtin drejt Azerbajxhanit, duke thënë se “njësitë e tij ushtarake filluan një sulm duke vrarë një civil.”
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 në rajonin e Karabakut. Konflikti përfundoi me një armëpushim në 1994 dhe rinisi më 27 shtator të këtij viti.
The post Armëpushimi thyhet që në nisje, rindizet konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit appeared first on Vizion Plus.