Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është shndërruar në një përplasje të ashpër ushtarake, vetëm të dielën janë raportuar 23 persona të vdekur.

Rajoni i Nagorni Karabakut është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka deklaruar se nuk do të heqë dorë për të rimarrë kontrollin mbi rajonin.

Në disa zona të Azerbajxhanit, në Armeni dhe në Naorni Karabak është shpallur gjendja e luftës. Konflikti ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, ndërsa ka patur vazhdimisht përplasje të dhunshme.

Përleshjet kufitare në muajin korrik vranë të paktën 16 vetë, dhe u pasuan me demonstrata masive në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kaukazi i Jugut është një korridor i rëndësishëm për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz natyror nga Deti Kaspik në tregjet botërore.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi mbështetje për Azerbajxhanin, duke i kërkuar edhe botës përkrahje në atë që e quajti “betejë kundër pushtimit dhe mizorisë”. Në Azerbajxhan ka një përqendrim të madh të popullsisë turke.

Rusia dhe Franca, tradicionalisht aleate të Armenisë, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për paqe.

The post Armeni-Azerbajxhan, gjendje lufte/ Viktima e të plagosur nga të dyja palët appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";