
Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë mortore në Minneapolis të enjten për të kujtuar George Floyd, afro-amerikanin që vdiq në duart e policisë.
Mes dhimbjes dhe lotëve, ata vajtuan 46-vjeçarin që u vra barbarisht nga policia. Floyd ishte viktimë e padrejtësive racore, në shtetin që mbahet si kampion i të drejtave të njeriut.
Vrasja e tij ka ngritur në këmbë SHBA, ku prej ditësh protestesuti janë mbledhur për të kërkuar drejtësi.
Advertisement
Trupi i pajetë i George Floyd qëndronte i shtrirë në arkivolin ngjyrë ari të mbuluar me lule, e përveç portretit të tij, prapa shpinës së pjesëmarrësve ishte bërë edhe një mural me fytyrën e tij.