Policia e trazirave në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit jashtë ndërtesës së Kongresit pasi parlamenti dha miratimin fillestar për reformat e Presidentit Javier Millay.

Ligji duhet të kalojë edhe në dhomën e ulët në mënyrë që të miratohet.

Demonstruesit pretendojnë se masat do të dëmtojnë miliona argjentinas sepse ato parashikojnë shkurtime në buxhet dhe përfitime sociale.

Mediat lokale raportuan për lëndime të shumta në protestat e 12 qershorit dhe i përshkruan skenat si një “fushë beteje”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Demonstruesit iu përgjigjën gazit lotsjellës dhe topave të ujit të policisë duke hedhur gurë dhe flakadanë, duke djegur disa makina, raporton BBC.

Paketa e reformave, e propozuar nga presidenti i krahut të djathtë Javier Millay për të ringjallur ekonominë e vendit, përfshin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, uljen e pensioneve dhe liberalizimin e tregut të punës, të cilin shumë e shohin si lajmërues të gërryerjes së të drejtave të punëtorëve.

Masat kundërshtohen nga partitë politike të krahut të majtë, sindikatat dhe organizatat shoqërore. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";