936 njerëz janë arrestuar në Arabinë Saudite, pas përpjekjeve për të hyrë në vendet e shenjta gjatë Haxhit, duke kundërshtuar rregullat e vendosur nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pandemia nuk ka lejuar asnjë vizitor të huaj që të jetë i pranishëm në organizmin më të madh fetar që mbahet çdo vit në Mekë. Vetëm 1000 besimtarë që jetojnë në Arabinë Saudite u lejuan të kryejnë ritualet fetare në vendet e shenjta dhe disa prej tyre do të kufizohen me kusht respektimin e distancës fizike.

Haxhi është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë cdo musliman që ka mundësi dhe plotëson kushtet shëndetësore.

The post Arabia Saudite arreston më shumë se 900 persona për shkeljen e masave të Haxhit appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";