Presidenti i Shteteve te Bashkuara Donald Trump, ka aprovuar ndihmën federale për zjarret që po vazhdojnë të shkrumbojnë Kaliforninë. Trump i cilësoi si “fatkeqësi e madhe” vatrat qe jane ende aktive.Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se ky hap i Presidentit do të ndihmojë njerëzit e prekur nga zjarret

Rreth 400 mijë hektarë janë shndërruar në hi përfshirë edhe qendrën historike në parkun më të vjetër të Kalifornisë, ndërsa më shumë se 14 mijë zjarrëfikës po vijojnë ende betejën për shuarjen e zjarreve.

Aktualisht jane rreth 560 vatra zjarri aktive në të gjithë Kaliforninë. Klima e thatë dhe temperaturat e larta përbëjnë një sfidë tepër të vështirë për zjarrëfikësit që po punojnë me orar të tejzgjatur.

Mijëra persona janë detyruar të braktisinin shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet së fundmi kanë dhënë urdhër evakuimi për mijëra persona edhe në rajonin Bay në afërsi të qytetit San Hose.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aprovohet ndihma për Kaliforninë/ Betejë e vështirë me zjarret, mijëra të evakuuar appeared first on Vizion Plus.