Anonymous ka hack-uar agjencinë shtetërore të medias ruse “TASS”.
Në faqen e saj zyrtare tashmë shfaqet një mesazh dhe numri i viktimave të shkaktuara nga lufta.
“Të nderuar qytetarë. Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik.
Ne ishim të izoluar nga e gjithë bota, ata nuk blenë naftë dhe gaz. Pas pak vitesh do të jetojmë si në Korenë e Veriut. Çfarë është për ne? Për ta futur Putinin në tekstet shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”, është mesazhi i Anonymous-it.
Advertisement
Më tej shtohet se ky mesazh do të fshihet dhe “disa prej nesh do të pushohen nga puna apo edhe të burgosen. Por ne nuk mund të durojmë më”.