Irani i ka kërkuar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore të Rusisë, teksa përgatitet për një sulm të mundshëm kundër Izraelit. E teksa alarmi për një sulm hakmarrës nga Teherani mbetet i lartë, presidenti amerikan Joe Biden u takua me ekipin e Sigurisë Kombëtare.

Kreu i Shtepise se Bardhe tha se ishte informuar mbi përgatitetjet për të mbështetur Izraelin ndërsa sekretari i shtetit Anthony Blinken bëri me dije se autoritetet jane vënë në garë më kohën për të parandaluar një përshkallëzim.

“Jemi të angazhuar në diplomaci të ethshme, dhe jemi vënë në garë me kohën me qëllimin e vetëm për të shmangur përshkallëzimin. të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të ndërmarrin hapa për të zbutur tensionet. Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt. Do të cojë në konflikte e dhunë të mëtejshme.”

Tensionet ne lindjen e mesme arritën kulmin javën e kaluar pas vrasjes së liderit të Hamasit, Hanijeh, për të cilin Teherani fajëson Izraelin dhe ka premtuar një hakmarrje të fortë. një numër vendesh, përfshirë SHBA dhe Britaninë e Madhe u kane kerkuar qytetareve të largohem edhe nga Libani pasi i tremben Hezbollahut qe mbështetet nga Irani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë takimit të zhvilluar të hënën, Biden u informua se koha dhe natyra e sulmit ndaj Iranit mbeten te paqarta.Një ditë me herë Blinken u tha homologëve të G7 se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmonin brenda 24 deri 48 orësh. Një serë kompanish ajrore, kane anuluar fluturimet drej Lindjes se Mesme./vizionplus.tv