Gruaja e Christian Eriksen ishte e pranishme në stadium kur mesfushori danez ra pa ndjenja në fushë.

 

Siç duket edhe nga fotot që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, Sabrina Kvist ka shpërthyer në lot dhe me ankth e frikë vrapon drejt fushës për të parë nga afër Eriksen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lojtarët e ekipit të Danimarkës përpiqen ta qetësojnë atë. Ataku kardiak që pësoi Eriksen tronditi të gjithë botën e futbollit.

 

Menjëherë në fushë u futën mjekët, që i bënë masazh kardiak dhe më pas mesfushori u transportua në spital.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore u stabilizua.

 

“Eriksen është zgjuar dhe do bëjë disa testime në spital”, njoftoi Federata Daneze e Futbollit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";