Anijet ruse në Detin e Zi kanë filluar të bombardojnë brigjet pranë qytetit të Odessa, i treti më i madh në Ukrainë dhe porti kryesor i vendit.
Sipas raportimeve të mediave janë lëshuar raketa dhe janë hedhur predha artilerie.
Advertisement
Për momentin, nuk është raportuar asnjë përpjekje për zbarkim nga trupat.
Lajmi bëhet i ditur në rrjetet sociale nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Advertisement
Objektivat e të shtënave kane qene pozicionet e forcave të armatosura të Ukrainës dhe infrastrukturës ushtarake në jug të qytetit, në zonën Belgorod-Dnestrovsky.