Një anije me ndihma humanitare pritet të lundrojë këtë fundjavë, me destinacion Gazën.
Anija spanjolle, Open Arms, është planifikuar të niset nga Qipro – vendi më i afërt i BE-së me Gazën. Siç është bërë e ditur më herët SHBA-të po ndërtojnë një platformë lundruese në Gaza, e cila do të shërbejë për dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët nga deti.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse anija që të niset nga Qipro do t’i afrohet platformës amerikane, ose jo. OKB thotë se një e katërta e popullsisë së Rripit është në prag të urisë dhe fëmijët po vdesin nga uria.
Anija në fjalë, siç raportohet nga BBC, u ankorua tre javë më parë në Larnaka dhe do të tërheqë një maune të ngarkuar me sende të ofruara nga shoqata bamirëse amerikane World Central Kitchen , tha për Associated Press themeluesi i Open Arms Oscar Camps.
Open Arms tha se autoritetet izraelite kanë filluar inspektimin e “ngarkesës prej 200 tonësh të ushqimeve kryesore, orizit, miellit dhe tonit të konservuar”.Open Arms tha se autoritetet izraelite kanë filluar inspektimin e ngarkesës me “200 ton ushqime bazë, oriz dhe miell, kanaçe ton”.
Laura Lanuza i tha agjencisë së lajmeve AFP se anija mund të niset “sot ose nesër” në varësi të të gjitha “autorizimeve dhe lejeve, dhe kur t’i marrim ato”. Anijes do t’i duhen rreth dy deri në tre ditë për të arritur në një vend të pazbuluar në brigjet e Gazës, tha zoti Camps./vizionplus.al/